Identifikohet 39-vjeçari që përfundoi pas hekurave, pasi akuzohet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me një vajzë të cilën edhe dhunoi. Bëhet fjalë për Sinan Metën, i cili ka qenë i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Greqi.
Po ashtu mësohet se Meta dhe vajza në fjalë njiheshin, por nuk dihet se si ka agravuar situata, ku më datë 11.07.2022, në sheshin “Skënderbej”, 39-vjeçari goditi dhe me grusht të renë dhe më pas i ka marrë me dhunë aparatin celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.