Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi i ftuar në emisionin “Open” në News24, tha se Berisha është lideri që mund të kthejë opozitën në pushtet.
I pyetur nëse pakësohen shanset që PD të fitojë me Berishën, i cili në vitin 2025 kur janë zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jetë 81 vjec dhe person non grata, Bylykbashi tha se të gjithë e dinë kush ëshë Berisha.
Pyetja: Me shumë gjasa Berisha do të jetë kandidat për kryeministër në 2025, dhe në atë vit do të jetë 81 vjeç, është non-gra dhe 12 vite pas humbje së pushtetit, a pakësohen shanset për ta mundur Edi Ramën?
Oerd Bylykbashi: Në këtë pikë që jemi kemi këtë situatë dhe ë gjitha shtresat e shoqërisë, dikush për shkak të padrejtësisë, varfërisë mblidhen dhe kërkojnë alternativë. Ata që kanë ardhur aty janë të bindur dhe e dinë se kush është Sali Berisha. Të gjitha ata që kanë vendosur t’i japin atij një mandat e dinë shumë mirë se kush është alternativ jonë. Unë e kam thënë se ne duhet të projektojmë tani lidershpin që do e çojë në fitore dhe do të na mbajë në pushtet. Këtë e bëjmë nëpërmjet votës dhe hapjes së shoqërisë. Shpirti opozitar po ndryshon dukshëm.