Një 33- vjeçar ka rënë sot në prangat e policisë në Tiranë pas tetë muajsh që ishte shpallur në kërkim.
I riu akuzohet për përfshirje në plagosjen me armë zjarri të një 20-vjeçari në dhomën e një hoteli në autostradën Tiranë-Durrës .
Sipas policisë arma e zjarrit që u përdor ndaj 20-vjeçarit dyshohet se i përket 33-vjeçarit të arrestuar. Plagosja e të riut me pistoletë ka ndodhur më 2 dhjetor të 2021-it.
33-vjeçari është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “July“. Sipas uniformave blu 33-vjeçari me iniciale T. Sh., është banues në Durrës.
Për të arrestuarin, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 12.07.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ”Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Theksojmë se 33-vjeçari ka qenë bashkë me tre persona të tjerë, të cilët u arrestuan pas ngjarjes.