31-vjeçarja Ajlin Alfredaj, nënë e 7 fëmijëve është përgjegjësja e zyrës së Kadastrës në Tropojë e shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet për shpërdorim detyre.
Sipas policisë dyshohet se ajo falsifikonte dokumentet e pronave, duke i regjistruar ato në emër të shtetasve të tjerë dhe jo të pronarëve të ligjshëm të tyre.
Alfredaj ka qenë kandidate në zgjedhjet e 25 Prillit në listat e Partisë Socialiste në zonën e Tropojës.