Aktivistët e shoqërisë civile në mbrojtje të Butrintit janë mbledhur këtë të enjte përpara ambienteve të parlamentit, sikurse paralajmëruan disa ditë më parë.
Me pankarta në duar, protestuesit pritet të shprehin indinjatën e tyre kundër vendimit të qeverisë Rama për të rrëzuar në emisionin e Ekonomisë dekretin e presidentit Meta për kthimin në Kuvend të ligjit për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Siç shihet dhe nga pamjet me pankarta ku shkruhet “deputetë mos u bëni tradhtorë mos e shisni Butrintin”, qytetarët kërkojnë të detyrojnë qeverinë Rama nga tërheqja për dhënien me koncesion të një tjetër pasurie kombëtare.