Avokatja e emisionit “Shihemi ne gjyq”, Eni Çobani, ka thyer bojkotin e avokatëve.
Ditën e sotme Çobani ka marrë pjesë në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Faktit në Përmet ku dihet që avokatët në të gjithë vendin kanë 1 muaj që po bojkotojnë seancat gjyqësore si kundërshtim ndaj hartës së re gjyqësore në vend. Avokatët e Përmetit janë ndeshur me avokaten Çobani në hyrje të gjykatës por ajo ka hyrë në godinë duke thyer bojkotin.
Dhoma e Avokatisë së Gjirokastrës ku pjesë janë edhe avokatët e Përmetit, ka siguruar procesverbalin e seancës gjyqësore në Gjykatën e Përmetit dhe bashkë me të, i ka dërguar Komitetit të Disiplinës të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Tiranë, një ankesë ku i kërkohet marrja e masave ndaj Eni Çobanit me heqjen e licencës.