Në një intervistë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja e konsideron një dështim reformën territoriale dhe atë zgjedhore të ndërmarrë vitet e fundit nga qeveria Rama. Ai tha se dhe pse komunat u shkrinë për të kursyer ndodhi e kundërta, ku për një karrige marrin rroga 2-3 punonjës.
“Reforma zgjedhore dhe ajo territoriale janë të dështuara. U tha që do kursehen 80 milion dollarë në vit nga zvogëlimi i administratës së bashkive dhe ndodhi e kundërta. Janë dyfishuar ose trefishuar numri i të punësuarve në bashkitë apo njësitë administrative. Në Elbasan, Librazhd apo Prrenjas, jam banor i asaj zone, në një karrige janë dy punonjës, marrin rroga në bashki dhe njësi vendore për një pozicion pune 2-3 veta” – tha Gështenja.
Bojkotimi i zgjedhjeve vendore, thotë Gështenja, ka qenë një nga gabimet më të mëdha politike që opozita apo vetë PD ka bërë.