Komisioni i Ekonomisë u mblodh sot për të diskutuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin në Kuvend të ligjit për “Butrintin”. Ndërkaq, përfaqësues të shoqërisë civile të cilët protestuan para Kuvendit zbuluan se kishin kërkuar të ishin pjesë e mbledhjes por nuk ishin pranuar.
Pavarësisht se mbledhja në Komision u shoqërua me debate, deputetët e maxhorancës arritën të rrëzojnë dekretin e Presidentit në largim, Ilir Meta. Por në fakt, kjo nuk ishte e vetmja përplasje në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, përfaqësuesit e shoqërisë civile si Aulon Kalaja dhe Sazan kanë debatuar me deputeten e PS, Blerina Gjylameti dhe kryetarin e Komisionit, Eduard Shalsi.
Aulon Kalaja: Ore a keni reflektuar me këtë çështje apo jo. Ore kujt po i shërbeni?
Eduart Shalsi: Profesor për shkakun tat ju prita
Shalsi: Ky personazh këtu…
Aulon Kalaja: Ç’a personazhi?
Shalsi: Unë të solla ty këtu për t’iu treguar dhe për t’iu thënë…
Altin Goxhaj: Si të zë gjumi? Si? Mua s’do më zinte gjumi për 1 mijë vjet. Unë do kisha vdek nga pagjumësia? Si e bëni gjumin rehat?
Kujtojmë se në prononcimin publik gjatë mbledhjes Shalsi deklaroi se nuk e pranoi prezencën e Aleancës për Butrintin në Komision për shkak të dy tipave që kishin si qëllim të provokonin me një gjuhë rruge, që me sa duket janë avokati Altin Goxhaj dhe aktivisti Aulon Kalaja.