“U trajtova si budalla”, ish-këshilltari i Etilda Gjonajt bën për “ujë të ftohtë” Ramën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“U trajtova si budalla”, ish-këshilltari i Etilda Gjonajt bën për “ujë të ftohtë” Ramën

13:27 | 12/07/2022
në Uncategorized
0

Tan Daans, ish-këshilltari holandez në fushën e riedukimit në ministrinë e Drejtësisë i cili pak kohë më parë pushtoi mediat me letrën drejtuar kryeministrit Edi Rama, për gjendjen e spitaleve në vend ka një tjetër mesazh për kreun e qeverisë. Si duket shtrimi në spitalin e Traumës e ka përndjekur si episod holandezin edhe pas tre muajsh. Ai thekson se fillimisht “u tall dhe u trajtua si budalla” pasi tregoi gjendjen reale të Spitalit të Traumës.

Në letrën e dytë, ish-këshilltari i Etilda Gjonajt shkruan se Rama jeton në fasadë duke menduar se Shqipëria po përmbush standartet evropiane dhe se negociatat zyrtare do hapen. Daans shprehet i indinjuar për faktin që Spitalin e Traumës ka bërë publike dosjen e tij mjekësore.

“Nga Ton Daans

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Letër e Dytë e Hapur drejtuar Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë

I nderuar Kryeministër, i nderuari Z. Edi Rama,

Duke iu referuar Letrës sime të parë të Hapur, të datës 26 prill 2022, dua të tërheq vëmendjen tuaj me disa konsiderata të mëtejshme.

Për kujtesë, në këtë Letër të parë ndava me ju përvojën time në “Spitalin Universitar të Traumës” të Tiranës në datat 16 dhe 17 Prill duke shprehur dhe shqetësimet e mia për sistemin shëndetësor në Shqipëri.

Letra ime e hapur krijoi jo pak vëmendje mediatike. Mora shumë reagime me një frymë tejet mbështetëse si nga shqiptarë që jetojnë në Shqipëri, ashtu edhe nga shqiptarë jashtë vendit. Kam marrë edhe ftesa nga disa kanale televizive shqiptare për të marrë pjesë në intervista live, por nuk i pranova këto ftesa. Sigurisht, i kuptova kërkesat e gazetarëve, por u shpjegova se nuk bëhej fjalë për rastin tim, por për shqetësimet e mia për qytetarët e thjeshtë shqiptarë që ndeshen përditë me sistemin tuaj shëndetësor.

Më vjen keq që nuk mora asnjë reagim nga ju, apo ndonjë autoritet tjetër shqiptar. Pati, megjithatë një “përgjigje” indirekte nga ministria e Shëndetësisë nëpërmjet “Spitalit Universitar të Traumës” i cili më datë 27 prill, një ditë pasi ju dërgova letrën time të parë të hapur, postoi në Facebook një deklaratë që për mua ishte (një lloj) reagimi ndaj Letrës sime të Hapur.

Lidhur me këtë deklaratë dua të shpreh dy vërejtje të një rëndësie themelore:

1) Përmbajtja e deklaratës së spitalit ishte krejt në kundërshtim me korpusin objektiv të fakteve që kisha parashkruar. Po përdor një gjuhë “diplomatike” për t’ju thënë se përgjigja e spitalit në fakt ishte një gënjeshtër e hapur. (për shembull, vizita e përshkruar nga neurokirurgu të shtunën më 16 prill dhe riekzaminimi nga po ai specialist mjekësor të dielën më 17 prill nuk kanë ndodhur fare);

2) Publikimi i të dhënave konfidenciale të një dosjeje mjekësore është punë e pasjellshme, shenjë mungese respekti. Nuk jam njohur ende në mënyrë të detajuar me legjislacionin shqiptar në këtë fushë, por jam i bindur se mjekët apo drejtuesit e një spitali nuk kanë të drejtë të zbulojnë të dhëna personale konfidenciale mjekësore të pacientëve. Për mendimin tim ky spital ka shkelur disa parime bazë të pranuara ndërkombëtarisht. Prandaj, për këtë, do t’i dërgoj një ankesë zyrtare ministrit të Shëndetësisë.

Por sërish, kryeministër, këtu nuk bëhet fjalë për mua, por për përmbajtjen e vërejtjeve të mia. Kam marrë shumë reagime nga bashkëqytetarët tuaj, të cilët i njohin të metat dhe mangësitë sistemike të sistemit tuaj shëndetësor. Ata më kanë përshkruar përvoja të tmerrshme dhe dramatike. Këta njerëz, bashkëqytetarët tuaj, i konfirmojnë vërejtjet e mia. Ata e dinë që përvoja e ime në atë spital është një realitet i përditshëm dhe jo thjesht një incident.

Analizat e mia u mbështetën më pas nga Dr. Erion Dasho në një artikull të botuar nga SYRI, më 1 maj 2022.

Jam i vetëdijshëm se si kanë funksionuar mekanizmat politiko-administrative:

– përpiquni ta hidhni poshtë Letrën e Hapur,

– injorojeni atë,

– mohoni çfarë ka ndodhur,

– injorojeni personin që ka shkruar letrën,

– injoroni mendimin e dytë të mjekut të traumës nga jashtë,

– fajësoni opozitën në debatin parlamentar të së enjtes dhe…

– tregojuni qytetarëve shqiptarë se spitali po funksionon mirë dhe se trajtimi i ofruar është në përputhje me standartet dhe kërkesat e nevojshme mjekësore.

Për mendimin tim, drejtuesit e spitalit (ndoshta nën shtrëngimin e ndonjë zyrtari) u përpoqën të më bëjnë budalla, të më tallin dhe të më cilësojnë si një person që vuan nga ‘pseudologia phantasica’.

Për më tepër, ato ditë pashë që kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri një transmetim direkt në Facebook të vizitës së tij në ‘Spitalin Universitar të Traumes’, – pas një aksidenti autobusi – çka konfirmoi frikën time se kjo ishte një strategji propagande, që synonte të bindte popullsinë shqiptare se spitali funksiononte mirë e bukur. Meqë ra fjala, gjatë këtij transmetimi nuk u respektua fare privatësia e pacientëve të cilët, në fakt, bashkëpunuan si aktorë të mirëpërgatitur në këtë ‘film’ të mirëorkestruar.

Në kontekstin e strategjisë së përdorur për të  injoruar Letrën time të parë të Hapur, dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj edhe disa konsiderata të tjera.

Para disa javësh lexova për zemërimin tuaj ndaj Bashkimit Evropian dhe Bullgarisë në lidhje me vendimet e marra në samitin e BE-së, 23 dhe 24 qershor 2022, mbajtur në Bruksel.

Unë e kuptoj zemërimin dhe frustrimin tuaj, pasi ju mendoni se Shqipëria po i përmbush standardet evropiane dhe prandaj negociatat zyrtare mund të fillojnë. Këtë pikëpamje ia servirni edhe popullit shqiptar. Por përmbushja e standardeve evropiane nënkupton edhe që ju të jeni në gjendje t’i mirëtrajtoni ata njerëz, qofshin këta brenda apo jashtë Shqipërisë, që shprehin pikëpamje të ndryshme nga tuajat. Mirëtrajtimi i opinioneve të ndryshme, dëgjimi i minorancave dhe i argumenteve të kundërshtarëve janë ingredientë themelorë të standarteve evropiane dhe, në përgjithësi, të një procesi të drejtpeshuar demokratik.

Siç e përmenda edhe më lart, unë do t’i dërgoj një ankesë zyrtare ministrit të Shëndetësisë për faktin se Spitali i Traumës ka bërë publike dosjen time mjekësore. Gjithashtu po mendoj të nis një procedurë ligjore dhe të informoj disa organe ndërkombëtare për këtë shkelje të provuar të të drejtave të mia.

Duke pasur parasysh faktin se asnjë autoritet shqiptar nuk reagoi ndaj Letrës sime të parë, jam më pak optimist për një reagim ndaj kësaj Letre të dytë të Hapur si dhe ndaj ankesës që do t’i drejtoj ministrisë. Për këtë bazohem edhe në faktin se, që kur dërgova letrën e parë të hapur në prill 2022, autoritetet shqiptare nuk iu përgjigjën më letrave apo mesazheve të mija lidhur me dy çështje të tjera (që nuk lidhen me çështjet e sistemin tuaj shëndetësor të trajtuara në letër).

Duket se (metaforikisht) jam shpallur i vdekur me një vendim politiko-administrativ.

Kryeministër, shteti, për nga vetë natyra e tij duhet të tregohet i fortë dhe i sigurt në pranimin e kritikave. Sipas mendimit tim modest, autoritetet shqiptare po përzjejnë çështje që skanë lidhje me njëra tjetrën. Shprehja dhe adresimi i pikëpamjeve të ndryshme nuk është sinonim i hatërmbetjes dhe armiqësisë. Të kesh mosmarrëveshje dhe kritika konstruktive nuk nënkupton armiqësi apo pabesi. Trajtimi me respekt,  në mënyrë konstruktive  dhe të drejtpeshuar i kritikës është një parakusht për demokracinë dhe një ingredient themelor në funksionim e mirë të shtetit të së Drejtës.

Kryeministër, ishte dhe mbetet ende synimi im i ndershëm dhe i sinqertë të avokatoj për një sistem shëndetësor të zhvilluar dhe të mirëpeshuar për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Ndërkaq mbetem ende i gatshëm të bashkëpunoj me ju në çështje të tjera. Së shpejti do të rivizitoj Tiranën dhe do të isha i hapur për një dialog pozitiv dhe konstruktiv me ju, të dërguarit tuaj apo autoritete të tjera me synimin që t’ju mbështes në përmirësimin e sistemit, me frymën që ka shprehur dikush në komentet në Facebook: “Kritikat shërbejnë për përmirësimin e shërbimit mjeksor, ndaj duhen pranuar dhe duhet punuar fort që të ketë më shumë cilësi!”

Një kopje të kësaj letre do t’ua dërgoj të njëjtëve persona, agjenci dhe institucione, si në rastin e Letrën së parë të hapur të 26 prillit 2022.

I juaji sinqerisht, Ton Daan

Këshilltar ndërkombëtar në fushën e burgjeve

Eindhoven, Holandë, 12 korrik 2022”

 

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Inceneratorët, Meta: Përdoren firmën e një gruaje të ndjerë, në emër të saj qarkulluan mln euro

Inceneratorët, Meta: Përdoren firmën e një gruaje të ndjerë, në emër të saj qarkulluan mln euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com