Dekreti i presidentit në largim, Ilir Meta për “Butrintin” është rrëzuar nga Komisioni i Ekonomisë dhe Financave. Partia Socialiste ka rrëzuar në komisionin e Ekonomisë dekretin e Metës për kthimin në Kuvend të ligjit të Butrintit, i cili do të jepet me koncesion nga qeveria.
Diskutimi i dekretit u shoqërua me debate në komision mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës. Në përfundim të mbledhjes së komisionit të Ekonomisë, vetëm me votat e mazhorancës dekreti i Presidentit u rrëzua.
Kujtojmë që paralalel me Komisionin e Ekonomisë aktivistët e shoqërisë civile organizuan një protestë në hyrje të Kuvendit. Aktivisti Aulon Kalaja tha se kanë dorëzuar një shkresë që të jenë pjesë e mbledhjes së Kuvendit por sërish u lanë jashtë. Kalaja akuzoi dhe drejtuesin e Komisionit, deputetin Eduart Shalsi, i cili sipas tij ka kaluar në fyerje personale dhe kërcënime.