Është shoqëruar me debate mbledhja në Komisionin e Ekonomisë, ku po diskutohet dekreti i Presidentit Meta për “Butrintin”. Gjatë diskutimeve, deputeti socialist Erion Braçe është përplasur me deputeten demokrate Ina Zhupa. “Boll tani. Prit të mbarojë ai”,-mësohet të jetë shprehur Braçe duke i gjuajtur tavolinës.
Pjesë nga debatet
Eduard Shalsi: Më vjen keq por jam i detyruar që të përsërsis rregulloren e Kuvendit. Ka deputetë të rinj dhe duhen kohë që të familjarizohen me procedurat. Kemi 9 nene që do të sugjeroja ti lexonit.
Ina Zhupa: I kam lexuar unë.
Erion Braçe: Lëre se nuk shkon kjo tani. Prit moj të mbarojë ai. Boll tani. Boll tani!
Ina Zhupa: Ai të bëjë sqarime, por jo të mësojë mua
Erion Braçe: Eha mirë tani.
Blerina Gjylameti: Po nuk mund të na ndalosh ne të tjerëve të dëgjojmë. Ai merr fjalën, stopon, e kundërshtoje. Nuk shkon kjo se duket sikur është personale.
Eduard Shalsi: Zonja Gjylameti, nëse do ishte në gjendje të bënte diçka se e kuptonte, do e bënte, por ajo nuk e kupton. Të lutëm shumë, ka një mikrofon, një buton, merret fjala. Kjo është edukata.
Ina Zhupa: Mos na jepni leksion
Eduard Shalsi:Sot, Kuvendi e ka miratuar ligjin dhe prandaj po shqyrton projektligjin e Metës.