Sipas një studimi të ri, brenda 10 vjetëve mund të zbulohet një test i ri i cili mund të zbulojë dhjetra lloje të kancereve që në fazat e hershme të tyre. Shkencëtarët mendojnë se pas studimeve 5 vjeçare mund të bëjnë të mundur identifikimin e 788 “biomarkersave” në gjak.
Këto shenja mund të tregojnë se kanceri është i pranishëm në trup edhe kur pacienti nuk i vuan simptomat. Me këtë informacion, hulumtuesit shpresojnë të zhvillojnë një test të vetëm të gjakut i cili do të bëjë të mundur kontrollimin e llojeve të ndryshme të kancerit.
Testi do të bëjë të mundur identifikimin e kancerit përpara se ai të jetë përhapur dhe kështu pacientët do të trajtohen menjëherë.
Shkencëtarët pohojnë se ky test mund të bëhet i disponueshëm brenda 10 vjetëve. Puna është kryer të emër të “zbulimit të hershëm të kancerit”, nga një grup prej 40 organizatash duke përfishirë edhe universitetet, spitalet dhe kompanitë.
Ekipi nga Universiteti Sheffield, filloi me më shumë se 19.000 studime shkencore të publikuara gjatë 5 viteve të fundit që hetuan biomarkersat bazë të gjakut.
/Daily Mail/