Një tjetër aksident rrugor, ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë.
Manovrimi i gabuar në krah të kundërt, konfirmojnë persona prezent në vendngjarje, ka bërë që mjeti i vogël të mbetet mes 2 kamionëve të mëdhenj, shoferët e të cilëve kanë bërë përpjekje për të shmangur rrezikun e jetës së personave që udhëtonin në mjetin e vogël me ngjyrë të bardhë.
Fatmirësisht nga aksidenti raportohet se nuk ka persona të lënduar.
Ndërkohë pritet shkuarja e grupit të policisë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e këtij aksidenti.