Lufta në Ukrainë është në ditën e 137- të saj. Në këtë luftë, deri më tani rezultojnë mbi shtatë mijë ushtarë ukrainas të zhdukur. Kështu ka bërë të ditur kreu i Komisionit për Personat e Zhdukur, Oleg Kotenko, duke nënvizuar se shumica prej tyre janë kapur nga ushtria ruse.
Nga ana tjetër, kujtojmë se përmes një video-mesazhi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dje tha se “sulmet brutale të artilerisë ruse në Donbass nuk ndalen”. Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov tha se po mbledhin një milion ushtarë të pajisur me armë perëndimore për të rimarrë territoret jugore të pushtuara nga Rusia. Ai u shpreh se Zelensky dha urdhër për çlirimin e zonave bregdetare, të konsideruara jetike për vendin.