Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pas grabitjes së dhunshme që i bëri një vajze. Mësohet se i riu jo vetëm kishte grabitur varësen vajzës që e denoncoi, por ishte dhe autor i disa vjedhjeve në qytetin e Elbasanit.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, nisur nga denoncimi i një shtetaseje se në datën 08.07.2022, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, një shtetas i kishte vjedhur varësen, organizuan menjëherë punën dhe finalizuan operacionin policor të koduar “2nd Necklace”.
Si rezultat i këtij operacioni, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin e autorit të vjedhjes së denoncuar, si dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit.
Nga veprimet hetimore, rezulton se ky shtetas është autor edhe i vjedhjeve të tjera në qytetin e Elbasanit. Strukturat e Policisë vijojnë punën me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të tyre.
Gjatë kontrollit të banesës së 25-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, varësen e vjedhur.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.
U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....