Policia ka ndaluar një person me armë në Vlorë.
Mësohet se personi nuk i është bindur urdhrit të policisë, ndërkohë që mbante armë me vete.
Ndalimi i tij ka ardhur pas kontrolleve të shtuara të policisë në disa zona të qytetit. Ende nuk bëhet me dije identiteti i personit në fjalë. Pritet që blutë e Vlorës të dalin me një informacion paraprak në lidhje me ngjarjen.