Zhdukja e një fëmijë të mitur rreth 3 vjeç ka ngritur në këmbë forcat e Posaçme Shqiponja, pasi ishte larguar nga banesa në qytetin e Elbasanit. Fëmija është larguar nga shtëpia pa dijeninë e prindërve teksa ishte duke luajtur pas pallatit.
Ai kishte mundur të përshkuante 3 km nga banesa e tij në momentin që u gjend nga efektivët e policisë.
Vogëlushi u gjet në afërsi të Universitetit të Elbasanit, ndërkohë që banesa nga ku u largua është në lagjen vullnetari.
Ka qenë ndërhyrja e Forcave Shqiponja dhe kërkimet e bëra që fëmija 3 vjeç të gjendet brenda një ore dhe t’i dorëzohet familjarëve.