Kleo Hysi, 34-vjeçari që u arrestua sot nga Policia e Sarandës pasi tentoi të vriste ish-bashkëshorten e tij, 31-vjeçaren F.Ç dhe bashkëjetuesin e saj, 55-vjeçarin I.J, e kishte paralajmëruar ngjarjen në rrjetet sociale.
I riu, përmes disa postimeve në rrjetin social Facebook, zbulonte se kishte ende ndjenja për ish-bashkëshorten me të cilën ka edhe dy fëmijë 9 dhe 13 vjeç. Qartazi, 34-vjeçari Kleo Hysi pranonte se ndihej i lënduar nga bashkëjetesa dhe fakti që ish-i i tij kishte vendosur ta hidhte pas krahëve historinë me të.
“Kur dashuron më shumë seç duhet lëndohesh më shumë me gjithë atë ec, Kleo Hysi përpara mos u dorëzo kurrë në jetë. Një zemër që nuk të dhuron të njëjtën dashuri lëre të shkojë mos e mbaj me forcë lamtumirë thuaji kësaj dashurie.
Në jetën time kam dashur një person më shumë se veten time dhe e dua akoma por ka nja dy ditë të fundit që më qëndron larg as më flet sa më shkruan, nuk e kuptoj dot se çfarë ka. Une të dua akoma ty, po ti ca halli ke që më qëndron larg dhe ftohtë, ku gabova unë me ty më thuaj o zemër që ta di mos vallë gabova që të dua më shumë se veten time”-shkruante në disa postime në rrjetet sociale, 34-vjeçari.