Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit ka zhvilluar një protestë në hyrje të qytetit Antik të Butrintit kundër dhënies me koncension të këtij parku. Aktivistët janë kundër dhënies me koncension të Parkut Kombëtar të Butrintit.
Aulon Kalaja, aktivist i cili po proteston në hyrje të qytetit antik i bën thirrje qeverisë shqiptare dhe parlamentit të Shqipërisë që të mos votojnë marrëveshjen që ua jep të huajve Butrintin.
“Ne do të mbrojmë shpirtin e kombit tonë, Butrintin”, tha Kalaja në një deklaratë për mediat. Kalaja paralajmëroi se po përgatitet një dosje e cila është dërguar dhe në UNESKO, por shumë shpejt do t’i adresohet dhe Gjykatës Kushtetuese.
Kalaja ka paralajmëruar se dekreti i Presidentit Meta do të kalojë në Komisionin e Ekonomisë, me datë 12 korrik ku kryeministri Edi Rama do ta rrëzojë.