Një zjarr masiv dhe re të dendura tymi kanë përfshirë kryeqytetin italian. Mediat italiane shkruajnë se kryeqyteti po përjeton një kaos. Shumë qytetarë vendas kanë raportuar se kanë dëgjuar shpërthime e ulërima. Autoritetet vendore u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mbyllin dritaret dhe të mbajnë maska nëse do tu duhet që të dalin në rrugë.
Kryetari i bashkisë së Romës në një postim në rrjetet sociale, thotë se janë duke monitoruar situatën, por që ende është e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht.
“Zjarret që kanë goditur qytetin ditët e fundit janë një sekuencë mbresëlënëse episodesh që po i ngarkojnë Romës dhe romakëve. Ne po monitorojmë vazhdimisht situatën dhe nuk e dimë ende nëse janë episode me origjinë kriminale apo thjesht aksidentale. Nuk është koha e spekulimeve dhe përçarjeve politike. Është koha e unitetit, e afërsisë me romakët e prekur dhe e vendosmërisë për të mos u frikësuar dhe për të ecur përpara në rrugën e modernizimit dhe ringjalljes së Romës,”- shkruan në facebook kryetari i Romës, Roberto Gualtieri.