Qyteti i Delvinës u trondit mbrëmjen e sotme nga një ngjarje e rënë, ku një efektiv dyshohet se është vetëvrarë. Burime jozyrtare, dyshohet se 54-vjeçari Eduart Beqiri i dha fund jetës për shkak të problemeve familjare.
Polici prej vitesh ishte me shërbim në Komisariatin e Delvinës, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në këtë Komisariat, ndërsa familjen e kishte në Gjirokastër. Mësohet se 54-vjeçari jetonte i vetëm me qira, në një banesë në qendër të Delvinës, pasi ishte i divorcuar.
Sipas policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 21:00, në Delvinë, ku dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, polici 54 vjeçar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.