Vezir Brahaj është një prej të moshuarve, identiteti i të cilëve u përdor nga mafia e inceneratorëve për t’i shitur kompaninë që përfitoi jo pak por 30 milionë euro nga komanitë e Inceneratorëve të Klodian Zotos. SYRI TV ka arritur të kontaktoj me Brahajn, edhe pse prej vitesh ai ndodhet në emigracion e në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ekskluzivisht për Syri Televizion Brahaj ka deklaruar se prej 18 vitesh ndodhet në Greqi ku ka punuar si çoban me lopë, e nuk ka asnjë dijeni se çfarë është insenerimi i mbetjeve e jo më që të ketë aksione në kompani të lidhura me Inceneratorët e Klodian Zotos.
Brahaj ka rrëfyer se prej fatkeqësive në familje, është detyruar të strehohet tek e bija në Greqi e në Shqipëri ka ardhur vetëm kur i ka vdekur djali i vetëm e nuk ka pasur marrëdhënie pune.
Por skandali duket se thellohet edhe më tej, pasi edhe pse Brahaj ndodhej në Greqi ku punonte si çoban, e në vitet e fundit ishte në pamundësi për të punuar pasi kishte pësuar goditje në zemër, në Shqipëri, Mafia e Inceneratorëve e deklaronte atë si të punësuar në Shqipëri. Sipas të dhënave të siguruara nga Syri Tv rezulton se Brahaj deklarohej i punësuar në Tatimeve nga kompania “Elvis 03” gjatë periudhës Dhjetor 2019 – Dhjetor 2021 dhe nga muaji shtator 2021 deri në prill 2022 i punësuar në kompaninë Elvis CO. Por sipas tij, në këtë periudhë ai ka qenë në Greqi, e për më tepër ka qenë I shtruar edhe në Spital.
Një tjetër skandal I institucioneve, që vlen të hetohet nga SPAK është edhe fakti, se kur Vezir Brahaj nuk ka qenë fare në Shqipëri si është kryer blerja e kompanive nga ana e tij dhe shitja nga e moshuara tjetër që ndodhet në azil Rruzhdie Meta. Rezulton se kompania Elvis CO është shitur nga Ruzhdie Meta tek Vezir Brahaj në muajin maj 2020, ndërsa në kompaninë Elvis 03 nga viti 2019 e deri më sot Vezir Brahaj rezulton administrator. E me statusin e administratorit, Brahaj është edh epersoni me të cilin institucionet shtetërore krijojnë marrëdhënien. Por teksa Vezir Brahaj këtë periudhë ka qenë çoban me lopë në Greqi, i takon SPAK që të hetojë se kush ëhstë personi që ka përdorur identietin e tij dhe ka kaluar plot 30 milionë euro nga taksat e shqiptarëve në xhepat e mafies së plehrave.
Intervista e plotë e Vezir Brahaj dhenë për SYRI TV:
Gazetarja: Alo përshëndetje
Vezir Brahaj: Përshëndetje zonje
Gazetarja: Me Z. Vezir Brahaj flas?
Gazetarja: Z. Vezir sa vjeç jeni dhe ku jetoni?
Vezir Brahaj: Unë jetoj në Greqi te çupa e vogël
Vezir Brahaj: Që nga 2008 deri më sot
Gazetarja: Gjatë kësaj periudhe kohore sa herë keni ardhur në Shqipëri zotëri?
Vezir Brahaj: Kam ardhur nja 3-4 herë, herën e fundit kam ardhur në 2019 në 25 janar më vdiq djali i vetëm. Ndenja 3 muaj deri në maj dhe u ktheva në Greqi se isha vetëm. Gruaja më vdiq në 2008, ngela vetëm.
Gazetarja: Z.Brahaj prej ditësh Prej ditësh emri juaj është përmendur se ju jeni pronar i dy kompanive të lidhura me inceneratorët që kane qarkulluar rreth 30 milionë euro, si qëndron e vërteta Z. Vezir a jeni ju pas këtyre transaksioneve?
Vezir Brahaj: Unë nuk e di kush i ka hedhur.. nuk e di
Gazetarja: Z. Vezir në emrin tuaj rezultojnë 2 kompani ‘Elvis 03’ dhe ‘Elvis COO’. A i keni blerë ju këto kompani?
Vezir Brahaj: Jo, Jo, Jo nuk kam blerë unë kompani nuk di gjë për atë punë…
Gazetarja: A jeni marrë ndonjëherë me biznes Vezir?
Vezir Brahaj: Jo, jo, jo, jo vetëm në Greqi, çoban me lop. 300 euro në muaj.
Gazetarja: Po shtetasit Dashamir Ymeraj dhe Eneid Zeqo a i njihni, sepse rezultojnë se ju keni blerë dhe ata ju kanë shitur kompanitë, a i njihni ju këta?
Vezir Brahaj: jo, jo, jo, jo s’njoh asnjë njeri unë fare.
Gazetarja: Nuk i keni takuar asnjëherë zotëri?
Vezir Brahaj: Jo, jo, jo, asnjëherë
Gazetarja: Po në Shqipëri ku keni jetuar zotëri kur keni qenë këtu?
Vezir Brahaj: Unë kam jetuar në fshat në Kanegjë.
Vezir Brahaj: Pastaj në Kombinat vdiq gruaja në Misto Mame e kam varrosur aty në Sharrë dhe si kam hequr ato eshtrat akoma.
Vezir Brahaj: Se u shtrova në spital në Janinë nja 10 ditë jam operuar nga zemra.
Vezir Brahaj: Kam bërë nja 3 operacione dhe nuk jam në gjendje tani të vazhdoj punën
Gazetarja: Po në të shkuarën çfarë pune keni bërë kur keni qenë në Shqipëri me çfarë jeni marrë?
Vezir Brahaj: Në kooperativë furrxhi
Gazetarja: Po vitet e fundit me çfarë jeni marrë zotëri?
Vezir Brahaj: Nja 2-3 vjet atje në firmë private në Gurore, iku Gurorja u mbyll erdha në Shqipëri.
Vezir Brahaj: Jam operuar në zemër nuk punoj dot më tani
Gazetarja: A mendoni se te kompania ku keni punuar ju ka marr dikush një firmë ose një kartë identiteti dhe i ka kryer këto veprime pa dijeninë tuaj?
Vezir Brahaj: Jo, jo, jo, karta e identitetit mua më ka humbur në spitalin e Janinës
Gazetarja: Po me kompaninë e inceneratorëve a keni pasur ndonjëherë ndonjë lidhje ose ndonjë të afërm që ka punuar ose ndonjë…
Vezir Brahaj: jo jo jo jo … asnjë lidhje me asnjë kompani
Gazetarja: A keni ndonjë dyshim që ju vjen ndërmend që mund ti ketë bërë këto veprime pa lejen tuaj
Vezir Brahaj: Po ca s’bën vaki ti zonjë
Vezir Brahaj: Unë jam sot e 18 vjet jam larguar nga Shqipëria
Vezir Brahaj: Djali më vdiq nga gazi punonte te firma ‘Arbrit’ atje vdiq nga gazi, në Bulqizë.
Vezir Brahaj: E varrosa më 26 janar të 2019 dhe erdha këtu.
Vezir Brahaj: U sëmura nga zemra u operova vet kështu vazhdoi jeta ime tani.
Gazetarja: Një i afërmi juaj në fakt na ka treguar edhe një episode tuajin, qe keni pasur djalin e sëmure dhe nuk keni pasur mundësi financiare për ta kuruar.
Gazetarja: Po ne këtë periudhe a ju ka ndihmuar dikush pra ose a mendoni se mund të jetë bërë ndonjë transaksion pra në këto kompani?
Gazetarja: A ju kane ndihmuar këta persona për te zgjidhur hallin?
Vezir Brahaj: Jo jo jo jo asnjë person i asnjë kompanie
Gazetarja: Pra Dashamir Ymeraj dhe Eneidi Zeqon ju nuk i njihni?
Gazetarja: Pra ju rezultoni se ky person ju ka shitur ju 2 kompani pra dhe jeni bashkëpronar
Vezir Brahaj: Unë nuk i njoh fare tani nuk e di nga është …
Vezir Brahaj: Ca pune kryen ai..
Vezir Brahaj: Unë çoban me lopë, atë të thashë 300 euro në muaj mbaja gurë, mbaja ndihmoja djalin.
Vezir Brahaj: E në 29 maj, shkurt më gjetën atje të shtrirë më mori ambulanca me polici më shtroi në Janinë
Gazetarja: E kuptoj, po për kompanitë e inceneratorëve zotëri a keni dëgjuar ndonjëherë?
Vezir Brahaj: Jo, jo, jo, jo nuk jam lidhur me kompanitë fare unë nuk njoh fare asnjë kompani zonjë
Gazetarja: Po nga prokuroria ose policia keni pasur kontakt, ju ka kontaktuar njeri?
Vezir Brahaj: Jo jo jo jo te policia shyqyr zotit nuk kam vajtur …
Vezir Brahaj: Te dera e policisë apo prokurorisë apo në gjykatë …
Vezir Brahaj: Nuk jam marrë me këto gjëra unë…
Vezir Brahaj: Nuk I njoh nuk i njoh fare… I njoh si ashtu po nuk më ka çuar perëndia.
Gazetarja: Gjatë periudhës së dhjetorit të 2019 deri në Dhjetor të 2021 ku keni qenë në këtë periudhë?
Vezir Brahaj: Në Greqi te çupa e dytë dhe e treta
Gazetarja: E kuptoj , sepse rezulton që ju në Dhjetor të 2019 deri në Dhjetor të 2021 ju kanë deklaruar të punësuar tek subjekti Elvis 03 Grup.
Vezir Brahaj: Nuk i njoh fare moj zonjë unë ata … unë varrosa djalin e vetëm
Vezit Brahaj: 3 ditë dhe erdha këtej
Gazetarja: E kuptoj, po për periudhën në shtator të 2021 deri në prill të këtij viti ku keni qenë?
Vezir Brahaj: Jam këtu në Greqi nuk kam shkelur fare po bëj 4 vjet mbush djali në Janar jam këtu te çupa e vogël në Greqi./ Marrë nga Syri.net