Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, është shprehur se protesta e zhvilluar një ditë më parë nga Sali Berisha, nuk ka bashkuar qëndrimet brenda në Partinë Demokratike. Mziu tha se qëllimi kryesor i protestë ishte hakmarrja ndaj kësaj qeverie. Mziu i cili ishte i pranishëm në protestë, tha se kjo nuk do të thotë se ai është rreshtuar krah Sali Berishës, por se ai është i angazhuar për t’i shkurtuar ditët kësaj qeverie. Për gazetarin, Arbër Hitaj, deputeti demokrat u shpreh se PD ka nevojë që të gjejë instrumentat për t’u bashkuar në mënyrë që të fitojë në zgjedhjet lokale, përndryshe ndodhet në një situatë alarmante.
‘Nuk dua ta etiketoj protestën e djeshme si një instrument për të treguar nëse PD ishte e bashkuar apo jo. Por si një revoltë ndaj situatës që ndodhen sot qytetarët shqiptare. E vlerësoj pjesëmarrjen, ka rol edhe lidershipi. Por qëllimi kryesor është hakmarrja ndaj kësaj qeveria e cila nuk ka lë gjë pa bërë për të denigruar familje shqiptare. Unë nuk prisja që të kishte pak njerëz, por isha i bindur qe do të kishte pjesëmarrje masive dhe unë isha pasi edhe nuk akoma pakënaqësi totale si qytetar. Jam i angazhuar për t’ja shkurtuar ditët kësaj qeverie. Unë pashë në atë shesh mjaft njerëz që kanë qenë kritik ndaj ‘Foltores’. Pashë edhe nga ato që janë me bindje të majta. Ajo çfarë më pëlqen është masivizimi i kësaj situate. Protestat duhet të kishin vazhduar që në prill të vitit të kaluar. Çdo qytetar shqiptar nëse është në situatë jo të mirë duhet të protestojë kundër kësaj qeverie. Nuk jam i rreshtuar në krahun e Berishës. Unë nuk pëlqej disa lëvizje të të dyja kahëve. Nuk dua që beteja të vazhdojë brenda PD-së, pro PD të gjejë modalitetin e zgjidhjes pasi kemi vetëm një kundërshtar politik. Unë nuk jam aset i askujt tjetër. Më dhimbset PD. Duhet të bëjmë opozitë dhe të rrëzojmë Ramën. Kush thotë se protesta mund të bashkojë qëndrimet e ka gabim? Ka akoma nevojë PD dhe duhet të gjej instrumentet të cilat duhet t’i kapërcejë problematikat e PD, të kthehet në një koalicion që të jetë qeverisës në zgjedhjet vendore. PD është një një situatë jo normale, ka probleme ku të dyja kahet duhet të japin zgjidhje. PD nuk është e përfaqësuar dhe ka një çarje deri në bazë. Kjo është shqetësuese dhe është alarm për aktorët e PD-së të cilët duhet të lëshojnë nga vetja dhe duhet të shkojnë drejt një zgjidhje të konsoliduar.’- tha Mziu.
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko thotë se Sali Berisha i ka protestat si një lloj fuqie dhe kjo është skemë e tij për të bërë premtime se do të marrë pushtetin. Sipas Bejkos, Berisha e realizoi qëllimin e vet në këtë protestë, pasi e përdori si një ‘truk’ për të marrë disa deputetë të cilët ishin të lëkundur dhe ju bashkuan protestës.
‘Nuk ka ndryshuar staturi i Berishës, ka qenë non grata dhe vijon të jetë non grata. Berisha vazhdon të jetë aktor i rëndësishëm politik, autoritar, ka të njëjtin fjalor. Berisha protestën e ka si një lloj fuqie. Është skemë e Berishës dhe me protesta kemi premtuar që të rrëzojmë qeverinë. Pushtetin e morëm kur ndryshuam taktikë dhe strategji dhe jo me protesta. Demokratët janë mësuar me protesta. Kjo nuk ka qenë protestë më e madhe se protesta që ka zhvilluar edhe Basha. PD vijon të jetë e përçarë dhe kjo nuk na bën optimist. Në këtë protestë është larguar aktori i parë politik që ishte Basha. PD ka gjetur pronarin dhe një pjesë që janë në protestë kanë pranuar ta pranojnë Berishën pa kushte, ka tjerë që janë të rebeluar. Mendoj se e realizoi qëllimin e vet Berisha në këtë protestë. Disa deputetë kam vënë re që janë të lëkundur, pasi u ekzaltuan edhe nga pjesëmarrja. Këto deputetë po humbasin identitetin e tyre personal. Berisha e përdori këtë ‘truk’, që i detyroi deputetët të ishin në protestë.’- u shpreh Bejko.
Përveç benikëve të Berishës, si Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, në protestën e Berishës morën pjesë edhe deputetët demokratë që kanë qenë kritikë ndaj tij. Pjesa tjetër e deputetëve, mes tyre edhe Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj apo Gazment Bardhi zgjodhën që ta bojkotojnë këtë protestë. E pranishme ishte edhe Monika Kryemadhi, e cila mbajti fjalim përpara fjalimit përmbyllës të Sali Berishës. Në kohën kur zhvillohej protesta, kryeministri Rama ndodhej në Vlorë për të inaguruar bypass-in e Vlorës.