Kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook ka publikuar fotot në të cilat prezantohet projekti për godinën e re ku do të zhvendoset Teatri Kombëtar
Pritet që zbatimi i projektit të nisë në javët e ardhshme ku dhe siç shihet nga fotot do të jetë një objekt mjaft modern ndryshe nga godina e vjetër e cila është amortizuar për shkak të mungesës së ndërhyrjes ndër vite.
Në statusin e tij kryeministri e quan këtë projekt një hapësirë e re ultramoderne për artin e kulturën skenike, e cila do të mbushë më tej boshllëkun e tmerrshëm që krijuan vitet e gjata të rrënimit të vazhdueshëm të infrastrukturës kulturore e të jetës artistike.
Godina ku do të zhvendoset Teatri Kombëtar ndodhet tek ish-laboratori i hidrologjisë.