Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar në lidhje me atentatin që iu bë ish-kryeministrit të Japonisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama shprehet se ky akt është një sinjal alarmi dhe cenon themelet e demokracisë. Sipas tij, është e dhimbshme që politikanët shihen si armiq nga qytetarët.
“I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë. Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u angazhuar”, shprehet ai.
Abe u qëllua disa herë me armë gjatë një fjalimi ditën e djeshme dhe ditën e sotme ai humbi jetën. Ende nuk dihet se kush është autori, por kjo ngjarje ka tronditur mbarë opinionin.