Kreu i PD-së, Sali Berisha në një komunikim për gazetarët ka folur dhe për skandalin e evazionit fiskal, ndërsa është shprehur pas saj fshihet kryeministri Edi Rama. Kryedemokrati tha se Zoto, Gugallja dhe Mërtiri janë ushtarët e Ramës.
Sali Berisha: Çdo ditë që kalon, situata bëhet më e turpshme dhe më e paimagjueshme. Organizata e tyre ka në krye Edi Ramën, Ahmetajn, Veliaj dhe Kokën. Zoto, Gugallja e Mërtiri janë ushtarët e tyre, kurse këta të tjerët janë viktimat e mafias së qeverisë. Vetëm ka 100 shkaqe. Tubimi i misionarëve ka fuqi nukleare, njerëzore. Mos përfytyroni misionarin si një njeri që ka kaluar në manastire, misionar bëhet çdo njeri. Ishte një thirrje e brendshme, një thirrje e vendit që grumbulloi atë masë të pafundme njerëzish. Të krahasojë atë shesh me vetminë prej 3-4 vetësh ku çeli një rrugë e financuar nga qeveria e mëparshme.
U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....