Policia po zhvillon një aksion në vijën bregdetare të Durrësit, për lirimin e hapësirave publike. Mësohet se gjatë operacionit janë sekuestruar 400 komplete me çadra dhe shezlongë dhe janë proceduar penalisht 5 administratorë biznesesh në vijën bregdetare, në zonën e Porto Romanos. Sipas bluve, të proceduar janë shtetasit B.C, 36 vjeç banues në Tiranë, F.Rr, 27 vjeç, L. B., 24 vjeç, E. S., 46 vjeç dhe H. L., 35 vjeç.
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Bregdeti i lirë”.
Lirohen hapësira në vijën bregdetare, në zonën e Porto Romanos.
Procedohen penalisht 5 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse.
Sekuestrohen 400 komplete me çadra dhe shezlongë.
Në kuadër të plan-operacionit “Bregdeti i lirë”, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Durrës, kanë vijuar kontrollet në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse, nga subjekte të ndryshme që vendosin komplete me çadra dhe shezlongë.
Si rezultat u bë lirimi i hapësirës publike në bregdetin e Porto Romanos, duke hequr 400 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur pa lejen përkatëse.
Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:
B. C., 36 vjeç, banues në Tiranë; F. Rr., 27 vjeç, L. B., 24 vjeç, E. S., 46 vjeç dhe H. L., 35 vjeç, të katërt banues në Durrës.”-njofton policia.
U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....