Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u përplas me deputetin demokrat Xhelal Mziu pas interpelancës së këtij të fundit me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Manja ironizoi Mziun duke e cilësuar si “beun” e Kamzës. Ndër të tjera, Manja tha se Mziu do ta linte Dibrën në bixhoz ashtu siç ka lënë Partia Demokratike Shqipërinë.
“Këtë 6 Mars ti na bëre dhe një dëm se nuk le gjë në lokale se tu ardh 6 herë nga Tirane mbete tu hangër në lokalet e Dibrës se ishe mësuar në Kamëz se beu i Kamzes. Dibra ka fat që ka Ballukun, shumë shpejt do shohësh aksin Dibër-Maqallarë. Kjo qeveri ka investuar në Dibër më shumë seç ka investuar çdo qeveri në 30 vjet. Siç ka lënë PD në bixhoz Shqipërinë do të lësh Dibren.
Qetësohuni mos bërtisni, se e kam me Xhelalin. Një njeri që i çan vetëm vdekjes është kukuvajkë se u drejtua se rruga e Arbrit është rruga e vdekjes.”-tha
Në debat u përfshi dhe deputetja demokrate, Dhurata Çupi e cila u shpreh se pavarësisht deklaratave të ministrit Manja, Dibra mbetet qarku më i varfër.
“Zoti Manja refuzoj të pranoj që Dibra është invenstuar nga kjo qeveri si asnjë më tepër, Dibra është qarku më i varfër, nuk ka asnjë investim tjetër përveç rrugës së Arbrit. Asgjë s’keni bërë për Dibrën, asgjë për Matin. Vetëm Rruga e Arbrit që ishte nisur. Asgjë tjetër, Dibra është qarku më i varfër.
Manja e di mirë efektin tim, ka qenë në Kamëz, tetë me zero. Për të shkur në Dibrën e Ulsiut që nuk është e Ulsiut, diht rezultati. Unë s’kam ikur nga Dibra me dëshirë, ju zoti Manja përveç problemeve që keni me dosjen 184, ju e dini që nuk ju duan dibranët, e di shumë mirë se kush ju largoi nga Dibra.”-tha Çupi.