Një 17-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Fier ditën e djeshme dhe nuk është kthyer më. Denoncimin për zhdukjen e saj e ka bërë e ëma, 44-vjeçarja me iniciale L.K. Ndërkaq policia ka nisur nga puna për gjetjen e saj.
“Në datën 06.07.2022, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasja L. K., 44 vjeçe, banuese në Fier, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj 17 vjeçe. Po punohet për gjetjen e 17-vjeçares.”-njofton policia.