Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në orët e para të mëngjesit në Athinë, ku persona ende të paidentifikuar kanë shpërthyer bankomatin e një spitali. Ngjarja në spitalin e Sismanoglio ka shkaktuar panik.
Sipas mediave vendase, persona të panjohur të veshur si mjekë, nën kërcënimin e armës së zjarrit u afruan te hyrje e spitalit, neutralizuan rojen për të hyrë më pas te ambientet e spitalit ku ndodhej bankomati.
Sipas informacioneve paraprake shpërthimi është bërë me përdorimin e gazit, ndërkohë mësohet se janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në hyrje të spitalit ku ndodhej bankomati. Në vendngjarje ka shkuar policia për të kryer hetimet e nevojshme për ngjarjen.