Vendi ynë nuk ka gjetur qetësi nga zjarret ditën e sotme. Së fundmi mësohet se një sipërfaqe me shkurre përreth ish fabrikës së miellit në fshatin Hajdaran në Elbasan është përfshirë nga flakët.
Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses vuri nën kontroll flakët të cilat nisën të përhapen me shpejtësi në zonën e cila rezultonte e populluar.
Dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë djegia e plehrave nga një banor i zonës. I gjithë territori i ish-fabrikës së miellit është pushtuar nga shkurret dhe papastërtitë duke përbërë rrezik veçanërisht gjatë stinës së verës.