Në prononcimet e tyre për mediat, banorët e fshatit Remas kanë dhënë detaje lidhur me marrëdhënien e Dhimitër Stases dhe djalit të tij, Andreas që pasditen e sotme e mbyti. Banorët kanë dhënë versione të ndryshme se përse i biri kishte dy emra. Si arsye për identitetin e dyfishtë, banorët e zonës kanë dhënë dënimin e 58-vjeçari për drogë në Itali. Duke zbuluar se e njihnin me emrin Kujtim.
“Ku nuk ka qenë, edhe mund të ketë bërë burg. Nuk e di, emrat e drogës janë nga 5-6 po këtu e thërrasim Kujtim. Unë isha pastruese erdha për ta ndihmuar për t’i pastruar shtëpinë. I ati e ka emrin Dhimitër Stase ndërsa i biri Kujtim” – thanë banorët.
Po ashtu, ata kanë mohuar faktin se autori kishte probleme të shëndetit mendor.
“Nuk ishte me probleme. Për të kujdesej nusja e vëllait e Agronit shumë e mirë ajo. Kujtim e quajnë atë po s’kam dëgjuar ndonjë gjë të keqe. Jo nuk kanë qenë të rrezikshëm, nuk dimë gjë. Pyesni njerëzit e familjes” – shtuan ata.