Një banesë ka marrë flakë në Pogradec. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në fshatin Rëmenj, Pogradec.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se banesa që ka marrë flakë është në pronësi të personit të identifikuar me iniciale A. B., rreth 38 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses, ku falë ndërhyrjes së tyre zjarri u vu nën kontroll. Nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.