Peshëngritësi Briken Calja, që përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike të këtij viti nuk ka arritur dot që të ngjitet në podium duke e mbyllur garën e tij në vendin e 6- të.
Gjatë garës Briken Calja ngriti 145 kg në shkëputje dhe 181 kg në shtytje.
Për kategorinë e peshëngritësve, medaljen e artë e mori kinezi Shi Zhiyong, i cili ngrit në dygarësh 352 kg, medalja e argjendtë i shkoi turkut Daniyar Ismayilov i cili ngriti 351 kg, ndërsa medaljen e bronztë e fitoi peshëngritësi nga Kirguzstani, Izzat Artykov, i cili ngriti 339 kg.