Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë qe ka tronditur Shkodrën ku një 49-vjeçar qëlloi me armë zjarri në drejtim të një grupi fëmijësh. Mësohet se Agron Mahmuti (Mehmeti), është shpallur në kërkim.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të Shkodrës, ku 49-vjeçari, i cili lëvizte me biçikletë, është afruar pranë vendit të quajtur “Lapidari” ku po rrinin fëmijët dhe në rrethana të paqarta, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre.
Fatmirësisht fëmijët e kanë pikasur personin dhe janë larguar me shpejtësi, duke shmangur një tragjedi të mundshme. Plumbi fatmirësisht nuk ka prekur asnjë nga fëmijët, teksa ka përfunduar në pjesën e pasme të një kondicioneri në një lokal aty afër.
Sipas burimeve ky person, ka goditur me qytën e pistoletës një nga fëmijët. Në vendin e ngjarjes u gjet 1 gëzhojë, ndërsa po punohet për kapjen e autorit.