Automjetet janë vendosur në plan të parë të hajdutëve dhe shkak është bërë rritja e çmimit të naftës.
Një makinë ka rënë pre e boshatisjeje së sabatorit. Të njëjtin fat mund të kishin pasur edhe mjetet e tjera por hajduti është pikasur nga një banor i zonës i cili ka njoftuar menjëherë policinë. Kjo e fundit nuk ka mundur dot të arrij në gjurmët e personit në fjalë.
Hajduti është favorizuar edhe nga terreni pasi bashkia e Gjirokastrës e ka lënë këtë bllok të pallateve në lagjen 11 Janari në errësirë totale.