Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka humbur betejën me rumunen Corina Caprioriu duke i dhënë kështu lamtumirën Olimipadës së Rios. Gjakova nuk ai doli dot që t’i sillte Kosovës një tjetër medalje olimpike, siç ndodhi me bashkëatdhetaren e saj Majlinda Kelmendi.
Nora kaloi raundin e parë, pasi mposhti kolumbianen Yadinys Amaris, por humbi ndeshjen e radhës ndaj rumunes Caprioriu në raundin e 16-të.
Trajneri Dritan Kuka, para ndeshjes, paralajmëroi se Gjakova nuk ishte në formën më të mirë, pas një dëmtimi në stërvitje.