Zbulohet lëvizja e kreut të PD, Sali Berisha, në prag të protestës së thirrur prej tij më 7 korrik. Kryedemokrati Berisha ka emëruar Shef Organizimi të Partisë Demokratike ish-deputetin Klevis Balliu, i cili do të jetë përgjegjës për organizimin e strukturave të PD.
“Klevis Balliu është emëruar Shef Organizimi i Partisë Demokratike. Ai do të jetë përgjegjës për organizimin e strukturave të PD. Pak ditë para protestës së 7 korrikut, Balliu, një ish-deputet i njohur për angazhime të forta në mbështetje të protestave dhe lëvizjeve qytetare, merr detyrën e re në strukturën organizative. Balliu është autor i librit “Misioni i Unazës”, një prej betejave të Partisë Demokratike ku ai kishte një rol protagonist” – thuhet në njoftimin e PD-së.