Një kamion është përfshirë nga flakët në rrugën e Kombit. Zjarri ka përfshirë kamionin në momentin që ishte në ecje e sipër.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga zjarri.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.
Policia e grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e zjarrit.