Ekonomisti Dritan Shano, është shprehur se përaq kohë që Macron do të jetë presidenti i Francës, të gjitha bisedimet do të jenë të kota.
“Për aq kohë sa Macron është president i Francës të gjitha bisedimet janë të kota. Ky është vizioni i tij dhe ai këtë e tregon tek vendet e Ballkanit sepse në vende të tjera nuk pi ujë”, u shpreh Dritan Shano, ndërsa komentoi zhvillimet në Samitin në Bruksel.
Gjatë një interviste në News24, Shano, theksoi se nuk sheh asnjë progres drejt integrimit për Ballkanin Perëndimor. I ndalur tek reagimet e kryeministrit Edi Rama ai tha se kryeministri në reagimet e tij, tregoi nervozizëm.
“Po tentohet një rend i botëror që ka të bëjë me pozicionin e forcës së vendeve. Kjo e gjen Europën të papërgatitur sepse më të fortë janë vende të veçanta tek e tek”, tha ai.
Më tej u shpreh se fjala zgjerim sa i përket vendeve të Ballkani është e gabuar pasi Europa nuk zgjerohet.
“Pavarësisht se çfarë mendon Macron, shqiptarët, kanë një plan tjetër dhe ata janë duke ikur në Europë pavarësisht se çfarë mendon Macron, kancelari i Gjermanisë. Ne si shtet shqiptarë ndoshta kemi më shumë se gjysmën e popullsisë tonë qytetarë europianë. Ajo që Macron refuzon janë qeverisjet e politikanëve. Unë se kuptoj se cila është racionalja , logjika e kësaj qasjeje, sidomos në kushtet kur ata kanë marrë një shembull laboratorik se çfarë mund të ndodhë në Ballkan…referuar Ukrainës. Sa i përket ekonomive, impakti ekonomik është thuajse inekzistent. Ne kemi një kulturë të keqe institucionale…Ne kemi deficenca në raport me pronën private etj…Por ku edukohet një fëmijë, duke mbyllur derën dhe e lë në rrugë, apo brenda në shtëpi?”, tha ai.
Ekonomia dhe rritja e çmimeve?
Shano: Këtë inflacion e kanë krijuar qeveritë dhe jo tregu. Kjo nuk mund të mbulohet dot me luftën në Ukrainë. Aq e madhe është paraja që kanë hedhur në treg saqë do të duhet të paktë 2-3 vite që kjo sasi parash të absorbohet nga tregu. Pra ne si shqiptarë duhet të mësohemi me faktin që çmimet tona do rriten dhe kjo do detyrojë shqiptarët të kufizojnë shpenzimet e tyre…Në momentin që flasim shqiptarët po harxhojnë akoma…por për 6-7 muaj mendoj se do ndryshoje dhe buxheti i shtetit nuk do jetë ky që është sot, por do kemi edhe shqiptarë që vuajnë dhe shtetin që vuan. Qytetarizimi i krimit dhe mosndëshkimi i tij është një nga krimet më të mëdha dhe e krahasoj me një holokaust për ekonominë dhe qeveritë që e bëjnë këtë duhen djegur…Amnistia që paralajmërohet herë pas herë, nuk besoj që duhet të ndodhë, pavarësisht agresionit që bën Rama. Unë e shoh të gabuar. FMN i kërkon qeverisë shqiptarë të rrisë taksat dhe jo të bëjë amnisti fiskale. Se çfarë do ndodhë gjatë kësaj periudhe nuk e dimë, por nëse duhet të shtrëngohemi , duhet të vijë fillimisht eliminimi i shpenzimeve që vijnë nga PPP. Shteti duhet t’i gjendet shtresave në nevojë…
Rezoluta e re e EPP: Shteti shqiptar i kapur nga krimi, drejtuesit e opozitës të izoluar në prag të fushatës
Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane (EPP) - ku bën pjesë edhe Partia Demokratike e Shqipërisë, ka miratuar mesditën e...