Samiti në Bruksel/ BBC: S’ka përparim për Shqipërinë e RMV, Ukraina merr statusin kandidat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Samiti në Bruksel/ BBC: S’ka përparim për Shqipërinë e RMV, Ukraina merr statusin kandidat

08:05 | 23/06/2022
në Bota, Kryesore
0

Sot dhe nesër, më 23 dhe 24 qershor do të mbahet samiti i Bashkimit Europian në Bruksel. Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe kryeministri Edi Rama pritet të mbërrijë nga çasti në çast së bashku me homologët e Ballkanit Perëndimor. Por, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duket se nuk do të ketë përparim në lidhje me negociatat duke qenë se një ditë më parë qeveria e Bullgarisë ra dhe vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut qëndron ende. Por, Ukraina pritet të marrë statusin e vendit kandidat për integrimin në Bashkimin Evropian.

Statusi i kandidatit është hapi i parë zyrtar drejt anëtarësimit në BE dhe Franca tha këtë javë se kishte “konsensus total” për Ukrainën. Mund të duhen shumë vite për t’u bashkuar dhe nuk ka asnjë garanci për këtë gjë, por marrja e këtij statusi ishte i nevojshëm për Ukrainën. Vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia kanë qenë vende kandidate prej vitesh, ndërsa Bosnje Hercegovina aplikoi për kandidaturë në vitin 2016, por ende nuk ia ka dalë.

Udhëheqësit e BE-së takojnë gjithashtu homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor të enjten në mëngjes, përpara samitit kryesor, por diskutimet priten të jenë të vështira.

Read more

Dhimbje në Lezhë, familja hap dyert e mortit për mjekun dhe të bijën –

Bllokohen dy autobusa me nxënës në Zvërnec, një prej tyre del nga rruga –

“Kopsht Edeni”, edhe në Himarë/ Dy tendera të dyshimtë 7.6 miliardë lekë për Xhetan Ndegjonin nga Dritan Agolli –

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

BBC shkruan se disa shtete anëtare po bëjnë presion që Bosnjës t’i jepet statusi i kandidatit, por kjo nuk pritet të ndodhë.

Përveç vendosjes se cilat vendeve duhet t’u jepet statusi i kandidatit, krerët e BE do të diskutojnë gjithashtu sigurinë ushqimore në dritën e bllokadës ruse të porteve ukrainase, të dënuar nga shefi i politikës së jashtme të BE këtë javë si një krim lufte. Dhe ata do të vlerësojnë propozimin e Presidentit Macron për një “Komunitet Politik Evropian” më të gjerë .

Sipas projekt-përfundimeve të samitit të parë nga BBC, qëllimi do të ishte “të nxisë dialogun politik dhe bashkëpunimin për të adresuar çështjet me interes të përbashkët në mënyrë që të forcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian”.

Udhëheqësi francez ka sugjeruar se komuniteti, një bllok paralel me BE-në të përfshijë vende që presin të anëtarësohen, si Ukraina dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor, apo edhe ato që janë larguar, si Mbretëria e Bashkuar. Megjithatë, një numër diplomatësh të BE-së e kanë hedhur poshtë idenë e krijimit të këtij blloku, por kryeministrit Rama i është dukur ‘ide vizionare’.

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ka thënë se preferenca e saj do të ishte ndërtimi i strukturave ekzistuese si G7 dhe NATO.

Ç’ndodhi një ditë më parë?

Një kërkesë e liderit të Opozitës dhe ish-kryeministrit Boyko Borissav rizgjoi shpresat se në Parlamentin e Bullgarisë mund të rrëzohej vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut. Paradite ai deklaroi pro 59 votat e grupit të tij, por pasdite, qeveria e kryeministrit Kiril Petkov ra me 123 vota pas procesit të votëbesimit që iu nënshtrua në Kuvend. Tani vendi do të shkojë në zgjedhje.

Të Lidhura

Dhimbje në Lezhë, familja hap dyert e mortit për mjekun dhe të bijën –

Dhimbje në Lezhë, familja hap dyert e mortit për mjekun dhe të bijën –

nga 27
13:27 | 26/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën ku babë e bir, mjeku Anton Keçi dhe vajza e tij Bora Keçi,...

Bllokohen dy autobusa me nxënës në Zvërnec, një prej tyre del nga rruga –

Bllokohen dy autobusa me nxënës në Zvërnec, një prej tyre del nga rruga –

nga 27
13:13 | 26/04/2026
0

Një incident është regjistruar mesditën e sotme në zonën e Zvërnecit, pranë Manastirit, ku dy autobusë janë bllokuar gjatë tentativës...

“Kopsht Edeni”, edhe në Himarë/ Dy tendera të dyshimtë 7.6 miliardë lekë për Xhetan Ndegjonin nga Dritan Agolli –

“Kopsht Edeni”, edhe në Himarë/ Dy tendera të dyshimtë 7.6 miliardë lekë për Xhetan Ndegjonin nga Dritan Agolli –

nga 27
13:11 | 26/04/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=0FMGCjChvtY Himara po u kushton kaq shumë taksapaguesve shqiptarë, a thua sikur aty po rindërtohen “Kopshtet e varura të Babilonisë”....

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

nga 27
11:11 | 26/04/2026
0

Policia e Shtetit ka vijuar operacionin “Fati i Lojërave”, duke zbuluar dy ambiente të përshtatura për lojëra fati në Kavajë....

Para
E ka problem që është dashuruar me një mashkull që ka 2 fëmijë? Ja si përgjigjet Armina

E ka problem që është dashuruar me një mashkull që ka 2 fëmijë? Ja si përgjigjet Armina

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dhimbje në Lezhë, familja hap dyert e mortit për mjekun dhe të bijën –

Dhimbje në Lezhë, familja hap dyert e mortit për mjekun dhe të bijën –

13:27 | 26/04/2026
Bllokohen dy autobusa me nxënës në Zvërnec, një prej tyre del nga rruga –

Bllokohen dy autobusa me nxënës në Zvërnec, një prej tyre del nga rruga –

13:13 | 26/04/2026
“Kopsht Edeni”, edhe në Himarë/ Dy tendera të dyshimtë 7.6 miliardë lekë për Xhetan Ndegjonin nga Dritan Agolli –

“Kopsht Edeni”, edhe në Himarë/ Dy tendera të dyshimtë 7.6 miliardë lekë për Xhetan Ndegjonin nga Dritan Agolli –

13:11 | 26/04/2026
Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –

11:11 | 26/04/2026
Të kërkojë falje publike –

Të kërkojë falje publike –

11:01 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Dhimbje në Lezhë, familja hap dyert e mortit për mjekun dhe të bijën –
  • Bllokohen dy autobusa me nxënës në Zvërnec, një prej tyre del nga rruga –
  • “Kopsht Edeni”, edhe në Himarë/ Dy tendera të dyshimtë 7.6 miliardë lekë për Xhetan Ndegjonin nga Dritan Agolli –
  • Zbulohet lokali për lojëra fati në Kavajë, shpallen në kërkim dy të rinj –
  • Të kërkojë falje publike –
  • Vlorë, 60-vjeçari përfundon në spital i qëlluar me plumb në kokë! Policia heton në 2 pista –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dhimbje në Lezhë, familja hap dyert e mortit për mjekun dhe të bijën –
  • Bllokohen dy autobusa me nxënës në Zvërnec, një prej tyre del nga rruga –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com