Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë me një konferencë me ekspertë, diplomatë, akademikë e gazetarë ka diskutuar për sfidat e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian.
“Në fundin e Luftës së Dytë Botërore ne u rreshtuam në krahun e zi të historisë, në krahun e kundër të vokacionit tonë si komb, identitetit tonë dhe vazhduam për 46 vite me radhë. Këto 30 vite ishin vitet të cilat motoja e rilindësve tanë që shpërtheu në rrugë në dhjetor të ’90, u bë një moto udhëheqëse për vendin, me synimin e integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane. Me shumë vështirësi morëm statusin e vendit kandidat për në BE. Gjithçka ndaloi në vitet e qeverisjes së Edi Ramës. Standardet e arritura u shpërbënë dhe e vërteta është që në mënyrë të përsëritur mendoje se ky njeri nuk ka asnjë interes për integrimin e Shqipërisë në BE”, shprehet Berisha.