Partia Demokratike ka njoftuar se në orën 18.00 në Hotel Tirana do të zhvillohet Tryeza me specialistët e profesioneve të lira për hartën e re Gjyqësore, Ligji e Fiskalizimit dhe ndryshimet në Ligjin për Tatimet mbi të ardhurat.
Në takim do të jetë i pranishëm edhe Sali Berisha, ndërsa në tryezë pritet të diskutojnë avokatë nga Dhomat e Avokatisë në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë, Lorval Petani, Genc Gjokutaj, Ankelita Çela, Arben Lena, Kryetarja e Dhomës së Ndërmjetësuesve Drita Avdyli dhe Ylli Manjani Avokat, nga Dhoma e Avokatisë në Tiranë.
Organizatorja e tyezës, Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja thekson se “Objekti i takimit janë diskutime dhe propozime nga profesionistë të fushës mbi sfidat në Sistemin e Drejtësisë si dhe ndikimi i hartës së re gjyqësore, ligji i fiskalizimit dhe ndryshimet e ligjit per Tatimin mbi Te Ardhurat në profesionet e lira. Po kështu janë të mirëpritur gjithë idetë dhe propozimet për zgjidhjen e këtij ngërçi me pasoja direkte në gjithë sektorët jetikë të vendit” – shprehet Adriana Kalaja.