Gjashtë HEC-e të reja me fuqi 2 MW secili do të ndërtohen në zonën e Matit, të Mirditës dhe Librazhdit. Kompanitë që do të ndërtojnë hidrocentralet janë publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave: “LASTER ENERGY”, “SANG 1”, “Gerti”, “Zenit 06” dhe “BAJRAMI N”.
Kontratat e reja u shtohen edhe 8 HEC-eve të tjerë në lumin Mat, të cilat janë kundërshtuar nga komunitetet e banorëve përkatës.
Sipas tyre, Hidrocentralet në Lumin Mat po ngrihen në distanca jo më të largëta se 5 kilometra nga njëri tjetri. Këshilli i Bashkisë Mat ka ngritur pikëpyetje mbi ndikimin që kanë këto vepra në ekosistemin e zonës.