Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar, si autor të vrasjës së turistit rus, duke e shtypur atë me një mjet lundrues.
Me akuzën e “Vrasjes nga pakujdesia”, u arrestua shtetasi Fatmir Kuçi, 44 vjeç, banues në Elbasan.
“Shërbimet e Policisë kanë bërë arrestimin e Fatmir Kuçi-t, pasi ditën e djeshme rreth orës 11:00 në zonën bregdetare të quajtur “Livadh” i Himarës, ky shtetas duke drejtuar mjetin lundrues tip skaf-plastik me mbishkrimin “Black Arrow”, dyshohet se ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin Rus D.K., i cili ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra, në spitalin e Himarës”, informon policia e Vlorës.
Policia ka sekuestruar dhe konfiskuar 2 mjete lundruese në përdorim dhe në pronësi të Kuçi-t.
– mjetin lundrues skaf-plastik me mbishkrimin “Black Arroë”, 11.73 m i gjatë dhe 3.20 m i gjërë, me 3 motorë – 275 KF secili.
– mjetin lundrues motor-deti me emrin “Viktoria-3”, pa dokumentacion përkatës.