SPAK ka përfunduar hetimet dhe e ka çuar në gjykatë anëtarët e 4 gupeve kriminale trafikonin qenie njerëzore drejt BE-ës.
SPAK bën me dije se bëhet fjalë për të pandehurit Dushan Spahiu, Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Indrit Hita, Enjad Myrtaj, Roland Ramadani, Zamir Muliu, Klajdi Kondo (Meto), Fatjon Kocllari, Kristjana Sako, Emiljano Likaj (Gaçaj), Qazim Ismailaj, Fatos Dusha, Klodian Gjikondaj, Fatjon Belaj, Klement Latifaj, Robert Hysa, Erjol Lleshi, Mohamed Abdurrahim Sherif, Abu Ahmed Sulltan, Saber Saber, Yahia Kamal Kamil Yussef, Mustafa Hysein Koseoglu, Yalcin Ali Hanci dhe Iranian Vailollah Abdollah Mamushli.
Këta persona akuzohen për dhënie ndihme të kalimit të paligjshëm të kufijve në mbi 30 episode kontrabandimi të 1120 emigrantëve dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Autoritetet kanë vërtetuar nga hetimet se pjesëtarët e 4 grupeve kriminale ushtronin në bashkëpunim aktivitetin kriminal (2 grupe në Itali, 1 grup në Shqipëri dhe 1 grup në Turqi) të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e Jugut dhe në vijim vende të tjera të BE-së.
Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale pasi siguronin persona të ndryshëm kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera kundrejt një shpërblimi monetar nga 5000 deri në 10000 Euro, i kontrabandonin ato në rrugë tokësore dhe detare, duke ju mundësuar kalimin në mënyrë të paligjshme nga njëri shtet në tjetrin me destinacion përfundimtar vendet e BE-së.
Operacioni për kapjen e këtyre shtetasve është zhvilluar në Shqipëri, Greqi dhe Itali, me koordinimin e EUROJUST (AJA) dhe ndihmën e EUROPOL.