Para një dite në këtë hapësirë ndodhi një vrasje e rëndë. Derisa ishte duke kositur livadhin, Edonit Ismajli nga fshati Peran i Podujevës dyshohet se u qëllua për vdekje nga babai i tij. 32-vjeçari ndërroi jetë në traktorin që ishte duke ecur.
Një ditë pas këtij rasti të rëndë, nuk ka pasur asnjë shenjë në vendin e ngjarjes. Kurse dyert e shtëpisë ku 32-vjeçari jetonte i vetëm ishin të mbyllura.
Gjithashtu, lidhur me ngjarjen fqinjët e tij nuk pranuan të deklarohen para kamerës, por kanë thënë se të përfshirët në këtë rast tragjik kishin probleme edhe më herët me njëri-tjetrin.
Nga ana tjetër, të tjerë banorë rrëfejnë për momentin kur mësuan se ndodhi vrasja. Për viktimën mësohet se nuk do të hapen dyert për ngushëllime.
Kurse pasditen e ditës së sotme 32-vjeçari u varros në fshatin e tij të lindjes. I dyshuari për vrasjen është arrestuar nga policia e Kosovës dhe është dërguar në izolim për 48 orë.