Nuk hetoi akuzat për dhunë policore, Shqipëria gjobitet sërish në Strasburg – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk hetoi akuzat për dhunë policore, Shqipëria gjobitet sërish në Strasburg

19:30 | 14/06/2022
në Shqiperi
0

Në vitin 2014, Gjykata e Fierit shpalli fajtorë dhe dënoi me 4 muaj burg me kusht tre gjenerata të një familjeje nga fshati Roms i Fierit si dhe një kushëri të tyre, nën akuzën se këta persona kishin dhunuar disa punonjës së policisë së shtetit gjatë një operacioni policor.

Policia, prokuroria dhe gjykatat mbyllën sytë përballë protestave këmbëngulëse të të akuzuarve, të cilët pretendonin se në fakt, jo vetëm që ata nuk kishin dhunuar policët, por përkundrazi, policët me veshje civile u kishin hyrë në banesë në orët e vona të natës dhe i kishin dhunuar.

Vendimi i Gjykatës së Fierit u la më pas në fuqi nga Gjykata e Apelit të Vlorës dhe Gjykata e Lartë.Dështimi i policisë shqiptare për të hetuar siç duhet pretendimet e të akuzuarve për dhunë policore ishte shkaku që tetë vjet më vonë, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut gjeti Shqipërinë fajtore për shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe i akordoi tre prej pesë ankuesve një dëmshpërblim monetar në masën e 4500 eurove secilit.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Panajot Alushi, një nga ankimuesit, i tha BIRN se ishte i gëzuar me fitoren në një çështje që i shkaktoi atij dhe familjes së tij shqetësime të mëdha në kohën kur ndodhi.

Anisa Metalla, avokatja që përfaqësoi çështjen në gjykatat shqiptare dhe në Gjykatën e Strasburgut, i tha BIRN se vendimi hedh dritë mbi mënyrën thellësisht defektoze se si autoritetet shqiptare të drejtësisë penale trajtojnë përballjet mes policisë dhe grupeve vulnerabël, ku deklaratat e policisë kanë formën e të vërtetave të padiskutueshme, ndërsa ankesat e qytetarëve thjesht injorohen.

Policët e dhunuar

Policia e Shtetit pretendon se oficerët e saj ishin në një operacion në përpjekje për të arrestuar një person të kërkuar në një zonë rurale të banuar kryesisht nga komuniteti rom pranë Fierit, mbrëmjen e 13 dhjetorit 2013. Sipas raportit të tyre të punës, ata e kishin kapur të kërkuarin, por u përballën me një turmë prej 50 romësh, dhe u detyruan ta lëshojnë nën kërcënimin për dhunë. Ata identifikuan Nuri Alushin, në atë kohë 63 vjeç, të birin e tij, Besnikun, 44 vjeç, dy fëmijët e Besnikut, Panajotin dhe Nikollaqin, 24 dhe 21 vjeç, dhe një kushëri të tyren, Edmond Balkasi, 39 vjeç, si personat që i dhunuan dhe nuk i lejuan që të arrestonin të kërkuarin.

Ndryshe nga sa pretenduan oficerët e policisë, anëtarët e familjes Alushi, e cila në atë kohë shiste këpucë, thanë se në fakt, ata ishin përballur me katër persona të dhunshëm dhe të paidentifikueshëm me maska në oborrin e shtëpisë së vet, në një orë të vonë të natës. Bashkëshortja e Besnikut i pyeti se çfarë kërkonin, por njëri prej tyre e përplasi përtokë ndërsa një tjetër goditi Besnikun me grusht. Ndërsa familjarët bërtitën, shumë fqinjë filluan të grumbullohen. Duke dëgjuar zërat rrotull, tre prej agresorëve arratisen me vrap, i katërti heq maskën dhe prezantohet si oficer policie. Familja e njihte këtë oficer policie si oficer, por njëkohësisht edhe si pronar të një kioske bixhozi në lagjen e tyre. Policët largohen pa telashe të tjera.

Aktivisti ndjek rrugën ligjore

Panajot Alushi, një aktivist i të drejtave të njeriut në Fier, qëlloi që ishte një nga personat që pretendoi se ishte dhunuar. Të nesërmen e incidentit, ai nxiti familjen që t’i drejtohen autoriteteve për të raportuar ngjarjen. Ai merr në telefon policinë, ndërsa operatori i rekomandon të flasë me “të plotfuqishmin e zonës”. Ky i fundit, rekomandon që të flasin me zyrën e Avokatit të Popullit. Të nesërmen, anëtarët e familjes shkojnë në Komisariatin e Policisë për të dorëzuar kallëzim, por kërkesa e tyre refuzohet. Përpjekja e tyre për të marrë dëshmi mjekësore për dhunën e pësuar refuzohet gjithashtu nga mjekët, të cilët nga ana e tyre lëshojnë një ekzaminim për njërin prej policëve, i cili kishte një të gërvishtur në dorë.

Dy ditë më vonë, komisionerët e Avokatit të Popullit mblodhën me shkrim dëshmitë e familjes. Avokati i Popullit i kërkoi informacion policisë për hetimin e çështjes, si dhe hetimin e faktit se pse familjes Alushi nuk i ishte marrë kallëzimi ndaj policisë.

Por ndërsa policia nuk u mor me këtë çështje, për familjen Alushi telashet sapo kishin filluar. Në prill 2014, Prokuroria e Fierit ngriti akuzë ndaj pesë personave se kishin penguar policinë. Gjyqtari Taulant Banushi i dënoi që të pestë në bazë të deklaratës së njërit prej policëve, pavarësisht se dy nga të akuzuarit deklaruan se nuk kishin qenë në vendngjarje dhe për rrjedhojë, nuk mund t’i kishin dhunuar policët.

Dobësia fizike e dukshme e të akuzuarve, përfshirë gjyshin 63 vjeçar apo kushëriri i familjes, nuk i bëri shumë përshtypje as prokurorisë dhe as gjykatës. Gjyqtarit nuk i bëri përshtypje as fakti i zbuluar në një prej seancave se polici akuzues njihej me të akuzuarit jo vetëm si polic, por edhe si pronari i një pike bixhozi në lagjen e romëve. Argumenti i familjes se ata nuk kishin marrëdhënie miqësore me personin që policët pretendonin se po e kërkonin nuk piu gjithashtu ujë.

Të pestë, gjyshi, djali, dy nipërit dhe një kushëri i tyre, u dënuan me katër muaj burg secili.

Gjykata e Apelit në Vlorë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Fierit ndërsa përcaktoi dënim me shërbim prove. Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë nuk gjetën asnjë problem me mënyrën se si dy shkallët e gjyqësorit e kishin trajtuar çështjen, ndërsa u desh të investohej Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut për të thënë se një shtet ka për detyrë të verifikojë pretendimet e qytetarëve për dhunë policore.

“Në lidhje me investigimin që u krye në kontekstin e hetimeve që sollën dënimin e aplikantëve, nuk ka shenja që këto hetime kanë ndjekur ndonjë linjë tjetër hetimore me përjashtim të akuzës se aplikantët kanë penguar oficerët e policisë,” vëren Gjykata e Strasburgut. “Për shembull, nuk pati përpjekje për të gjetur nëse aplikantët kanë pësuar dëmtime, dhe nëse po, nëse këto dëmtime janë shkaktuar nga dhuna e tepërt policore. Në mënyrë të ngjashme, nuk ka pasur hetime mbi ankesat e aplikantëve se ata janë përpjekur të marrin ekzamimine mjekësore për lëndimet e pësuara dhe të bëjnë kallëzim penal,” shkruhet më tej në vendim.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut thekson gjithashtu se “gjykatat vendëse dështuan të ndërmarrin ndonjë hap për të trajtuar pretendimet e aplikantëve për keqtrajtim apo për të hedhur dritë mbi rrethanat e lëndimeve të aplikantëve.”

Anisa Metalla, avokatja që mbrojti familjen Alushi përmes ndihmës juridike falas, i tha BIRN se vendimi i Strasburgut përbën lajm për t’u gëzuar, por gjithashtu rikthen vëmendjen te fakti që edhe sot e kësaj dite, të pestë të akuzuarit janë zyrtarisht fajtorë për dhunë ndaj policisë.

“Ndjehem e lumtur me rezultatin e gjyqit dhe atë që çfarë çështja përfaqëson në rastin e detyrimeve të Shqipërisë,” tha Metalla. “Çështja vë në pah mangësi shumë të rëndësishme që konstatohen në procedimet e drejta penale. Procedimet penale penalizojnë më të dobëtit, të cilët vendosen para një pabarazie në mënyrën se si procedimet penale ndiqen në Shqipëri,” shtoi ajo.

“Autoritetet shqiptare e panë çështjen vetëm me sytë e policisë dhe refuzuan të konsiderojnë ankuesit si viktima,” tha Metalla, duke nënvizuar se pavarësisht se Gjykata e Strasburgut dënoi Shqipërinë për mungesën e hetimit të pretendimeve të familjes Alushi, këta të fundit vijojnë të jenë zyrtarisht të dënuar.

Aktivisti Panajot Alushi i tha BIRN se ishte i kënaqur me fitoren, e cila erdhi pas shumë vitesh këmbënguljeje. “M’u mbushën sytë me lot kur mësova lajmin,” tha ai.

Gjykata e Strasburgut nuk i gjeti të provueshme shkeljet e nenit 14 të konventës, e cila ndalon diskriminimin në bazë të etnisë.

“Duke marrë parasysh vështirësinë për të provuar motive racore në rastin konkret, Gjykata nuk është në gjendje të vërejë ndonjë element që mund t’i hapë rrugën argumentit se dështimi i autoriteteve për të hetuar akuzat e aplikantëve ngrenë çështje më vete në bazë të nenit 14 të konventës,” thotë vendimi i Gjykatës./ BIRN

 

Etiketa: AkuzatdhunagjobitetHetoipolicoreShqiperiaStrasburg

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
“Shqipëria, rruga e Ballkanit për emigrantët”, Frontex: Trefishohen në 5 muaj kalimet e parregullta

“Shqipëria, rruga e Ballkanit për emigrantët”, Frontex: Trefishohen në 5 muaj kalimet e parregullta

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com