Një ngjarja e rëndë është regjistruar në Itali. Bëhet me dije nga mediat e huaja se Rosina De Franco, 80 vjeç, nga Tortora (Cosenza), vdiq në një aksident automobilistik. Ajo kishte shkuar në Lacio pas vdekjes së djalit të saj si pasojë e një aksidenti në punë.
Mësohet se e moshuara ndodhej në makinën që drejtohej nga bashkëshorti i saj, i cili mbeti i plagosur rëndë.
Sipas asaj që mësohet, bashkëshortët po ktheheshin në Kalabri nga Lacio, ku kishin shkuar pas vdekjes së djalit të tyre, kthim që rezultoi fatal për 80-vjeçaren.