Zbardhen detaje të reja nga vrasja e rojës së serave Petraq Gjikës në Fier. Një prej bashkëfshatarëve të viktimës ka treguar për mediat se viktima kishte kohë që punonte në sera. Për mediat, ai deklaroi se Gjika ishte njeri i mirë e se kishin komunikim normal.
“Kishte shumë kohë që punonte këtu te serat. Kam qenë jashtë se di nëse ka pasur konflikte. Ishte njeri i mirë. Më fliste, i flisja.”, tha banori i zonës.
67-vjeçari u gjet i vrarë në vendin e punës. Ngjarja ndodhi në një serë të kultivimit të perimeve, ku i moshuari punonte prej disa kohësh.
Do të jenë pikërisht kamerat e sigurisë së objektit ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen dhe mund të çojnë në identifikimin e autorit.
Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje. Pritet të merren në pyetje familjarët e viktimës për të zbuluar nëse viktima ka patur konflikte ose mosmarrëveshje me ndonjë person tjetër, që mund të jetë bërë shkak për këtë ngjarje.
Po ashtu policia po heton mbi të shkuarën e 67- vjeçarit Petraq Gjika.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.